Presidenti Ilir Meta: Dënojmë me
forcë aktin barbar në Las Vegas

Presidenti Ilir Meta: Dënojmë me<br />forcë aktin barbar në Las Vegas
Pas sulmit në Las Vegas ku mbetën të vrarë 50 persona dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet për autoritetet amerikane.
 
“Sulmi barbar i sotëm në Los Anxhelos më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, thuhet në mesazhin ngushëllues që Presidenti Meta u ka përcjellë autoritetetve dhe  familjarëve të viktimave.
 
 
Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, drejtuar autoriteteve amerikane pas sulmit në Las Vegas:
 
Sulmi barbar i sotëm në Los Anxhelos më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë
 
Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve