Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë i ftuar nga homologu i tij, Frank-Walter Steimeier.
 
Në vizitën e Presidentit shqiptar në Gjermani janë në axhendë disa takime të rëndësishme që synojnë rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe afrimin me Bashkimin Europian.
 
Pak javë më parë Meta e nisi mandatin si President i Shqipërisë me një vizitë në Itali. 

dy.b;shqiptarja.com