Presidenti i Republikës, Ilir Meta nesër do të nisë një vizitë dy ditore në Maqedoni. Gjatë vizitës kreu i shtetit shqiptar do të takojë homologun maqedonas, Gjorgje Ivanov.
/Shqiptarja.com
Përpos takimit kokë më kokë mes dy presidentëve, do të ketë edhe një takim mes dy delegacioneve të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në axhendë janë edhe takimet me drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni, ndërsa Meta do të vizitojë edhe Manastirin për nder të 22 Nëntorit, ditës së Alfabetit Shqip.
dy.b/shqiptarja.com












