Presidenti iranian paralajmërime të forta për Trump: Konflikti me ne, "nëna" e të gjitha luftrave

Presidenti Iranian, Hassan Rouhani ka bërë një paralajmërim të fortë në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas ashpërsimit të politikave të Presidentit Donald Trump ndaj Teheranit.  Duke iu drejtuar një takimi diplomatësh iranianë, Presidenti i Iranit ka deklaruar se,

Trump, mos luani me bishtin e luanit, kjo do të çonte vetëm në keqardhje.  Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave. Ju nuk jeni në gjendje të nxisni kombin iranian kundër sigurisë dhe interesave të Iranit.

Presidenti Iranian, Hassan Rouhani

Irani ndeshet me rritjen e presionit të SHBA dhe sanksioneve të ashpra pas vendimit të Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje ndërkombëtare për vitin 2015 lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Në Uashington, zyrtarët amerikanë të njohur me këtë çështje, i kanë thënë agjensisë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”se administrata “Trump” ka nisur një ofensivë fjalimesh dhe komunikimesh online që synon të nxisë trazira dhe të ndihmojë presionin ndaj Iranit për t'i dhënë fund programit të tij bërthamor dhe mbështetjen e saj për grupet militante.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin për dozë të tretë vaksine për personat mbi 60 vjeç?

Komento

Komente

  • Proka: 22/07/2018 22:42

    Ky mjekrroshi Iranian po kercenon kot,Amerika do e beje hi e nuk i mbetet vetem toke e djegur. God bles Amerika, YES

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Berisha i cilësoi shpifje dosjet për ‘Non Grata’, Kim e prerë: SHBA serioze në luftën me korrupsionin, me ju edhe përtej 30 viteve të ardhshme