Presidenti italian Giorgio Napolitano pritet të vizitojë Shqipërinë në datën 5 Mars. Lajmi konfirmohet për “Shqiptarja.com” nga burime diplomatike pranë vendit fqinj.
 
Vizita e presidentit Napolitano në Shqipëri vjen menjëherë pas kalimit të një periudhe krize politike qeveritare për vendin fqinj, e kaluar me emërimin e liderit të të majtës italiane, Partisë Demokrate, Matteo Renzi.
 
Italia është partneri ynë strategjik dhe vendi ku kanë emigruar, jetojnë dhe punojnë sot mbi 250 mijë emigrantë shqiptarë të integruar më së miri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)