Matteo Renzi hoqi dorë nga drejtimi i qeverisë italiane pasi mori përgjegjësinë për humbjen e referendumit të iniciuar nga ai për ndryshimet kushtetuese.
Presidenti italian kishte kushtëzuar pranimin e dorëheqjes së Renzit. Mattarella një ditë më parë bëri të qartë se do ta pranonte dorëheqjen e kreut të ekzekutivit vetëm në momentin kur të sigurohej miratimi i buxhetit.
Senati Italian votoi buxhetin për vitin 2017 me 166 vota pro, 70 kundër dhe një abstenim duke i hapur kështu rrugë largimit të Renzit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com