Presidenti italian uron Metën: Ju
mbështesim në rrugën e integrimit

Presidenti italian uron Metën: Ju<br />mbështesim në rrugën e integrimit
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella i ka dërguar një mesazh urimi Metës me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.

Mattarella i shprehu përgëzimet më të ngrohta Metës dhe vlerësoi marrëdhëniet e karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjithashtu, ai theksoi se Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave thelbësore drejt integrimit të plotë evropian të Shqipërisë.
 
Teksti i plotë i letrës
 
Me rastin e zgjedhjes suaj në funksionin më të lartë të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju bëj përgëzimet e mia më të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për zhvillimin e mandati tuaj.

Mbi bazën e marrëdhënieve të karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer, Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar ndër vite një partneritet të fortë strategjik, thellimi i të cilit është në interes të dy vendeve.
 
Në këtë kuadër Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave, që janë thelbësore për të përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe në frymën e bashkëpunimit drejt integrimit të plotë evropian.
 
Jam i sigurt që gjatë presidencës suaj, Tirana do të dijë të përparojë drejt këtij objektivi prioritar duke vazhduar të garantojë kontributin e tij të domosdoshëm për zhvillimin e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajon.
 
Duke iu rinovuar përgëzimet për zgjedhjen tuaj në këtë funksion prestigjioz, përfitoj nga rasti për t’ju dërguar urimet më të mira për ju personalisht dhe vendin tuaj.
 
Sergio Mattarella
President i Republikës Italiane
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk