ATHINE- Presidenti izraelit, Shimon Peres do të nisë sot një vizitë treditore në Athinë, ku në takime me udhëheqësit grekë do të bisedojë rreth bashkëpunimit në energjetikë dhe mbrojtje.

“Duam të zhvillojmë marrëdhëniet më të mira miqësore me Greqinë. Ky vend është mik, kemi probleme të njëjta”, ka thënë Peres në një interevistë për kanalin grek, Mega.

I pyetur për mundësinë e ndërtimit të një tubacioni të ri, i cili do të lidhte Izraelin me Qipron, Greqinë dhe vendet e tjera të Evropës, Peres ka thënë se një gjë e tillë është “domosdoshmëri gjeografike dhe ekonomike”.

Peres është planifikuar të takohet sot me homologun grek, Karlos Papulias, dhe me kryeministrin Antonis Samaras.
(sg/shqiptarja.com)