TIRANE- Presidenca i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së rindërtimit, se ai ka më shumë se një shtëpi dhe se nuk e ka luksin të merret me të dhe thirrjet e tij për tubim. Zëdhënësi i Metës Tedi Blushi thotë se presidenti Ilir Meta ka vetëm një shtëpi,

"Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë", shkruan Blushi.

Postimi i Tedi Blushit

. Ai thumbon kryeministrin lidhur me akuzat e opozitës për lobimin 80 mijë dollarë, të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu, për foton e kreu të qeverisë me ish-presidentin amerikan Barack Obama.