Të gjitha shtetet anëtare e Kombeve të Bashkuara duhen të bashkëpunojnë së bashku për të zgjidhur problemet globale dhe për të përmbushur sfidat. Kështu është shprehur presidenti kinez Xi Jinping në takimin e zhvilluar në Pekin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon.

Të dy zyrtarët e lartë ranë dakort që aktualisht bota po përjeton ndryshime të thella dhe të komplikuara. Presidenti kinez tha se OKB-ja duhet të përqendrohet në temën e paqes dhe të zhvillimit si dhe të zgjidhen problemet në mënyrë të drejtë. Xi gjithashtu vuri në dukje se Kina ka nevojë për OKB-në, dhe anasjelltas. “Të jetë një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka jo vetëm të drejtën, por edhe një përgjegjësi të madhe”, është shprehur lideri i Kinës. 

Xi tha se Kina do të vazhdojë të nxisë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare me mjete paqësore dhe të punojë me vendet e tjera për të përballur problemet globale të tilla si ndryshimi i klimës dhe të bëjnë kontribute akoma më të mëdha për paqen botërore dhe zhvillimit njerëzor.

Ndërsa nga ana e tij Ban Ki-Moon tha se OKB-ja vlerëson mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të Kinës në aktivitete paqeruajtëse si dhe në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Ban Ki-Moon nënvizoi se Kombet e Bashkuara kanë nevojë për Kinën për të luajtur një rol më të madh për të përballuar problemet rajonale dhe globale përfshirë situatën në Siri dhe në Gadishullin Korean.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)