Në konferencë për shtyp që doli mesditën e sotme për të folur për kufirin detar me Greqinë dhe plotfuqinë për ministrinë e Jashtme, Presidenti Meta u pyet edhe për propozimin e kryeministrit Rama para dy ditësh në Kosovë për një president kombëtar dhe për vendimin e DASH që futi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në listën e zezë.

Por Presidenti nuk pranoi që të përgjigjej për asnjërën nga të dy pyetjet duke i anashkaluar. “Nuk kam asnjë koment për cështje që nuk kanë të bëjnë me boshtin e kësaj konference” tha Meta.

 

d.b/shqiptarja.com