Presidenti kroat refuzon të takojë Nancy Pelosin! Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ndodhet në Zagreb

Presidenti kroat refuzon të takojë Nancy Pelosin! Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ndodhet në Zagreb

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç

Presidenti kroat, Zoran Millanoviç, e ka refuzuar ftesën e Ambasadës amerikane në Kroaci, për të takuar udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Nancy Pelosi. Ajo gjendet në Kroaci për të marrë pjesë në samitin, Platforma Ndërkombëtare e Krimesë.

Duke përmendur që ftesën ia ka bërë Ambasada amerikane në Kroaci, ai ka thënë se thirrja i është bërë “shumë vonë” dhe se do ta kalojë ditën në Makarska, qytezë në Kroaci.

“Nëse do të vinte Sekretari amerikan i Shtetit, me siguri do të qëndroja në Zagreb, mirëpo jo tani, sepse nuk kam arsye”, ka thënë Millanoviç.

Ai po ashtu ka thënë se ftesa amerikane mund të ketë qenë vetëm shenjë mirësjelljeje, dhe se brenda dy javësh republikanët do të fitojnë zgjedhjet në SHBA, dhe se Pelosi nuk do të ketë më pozitën që ka sot. Ai e ka përsëritur qëndrimin e tij se trajnimi i ushtarëve ukrainas në Kroaci do të përbënte pjesëmarrje në luftë.

“Kroacia nuk ka obligime ndaj Ukrainës. Nëse dikush sulmon Poloninë apo Lituaninë, atëherë ajo është çështje tjetër. Marrëveshja e NATO-s nuk ka shumë detaje. Le të themi, çka nëse Kroacia sulmon Serbinë? Zgjohemi një mëngjes dhe sulmojmë Serbinë. Ky është trillim për arsye sqarimi. E sulmojmë Serbinë dhe shkojmë në luftë. A duhet të na ofrojë NATO-ja ndihmë dhe mbrojtje? Nuk e kam idenë! Ndoshta po, ndoshta jo”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur se ekziston një obligim në marrëveshjen e vitit 1949 të NATO-s sa i përket ndihmës.

“Atëbotë, ka qenë (diktatori sovjetik, Joseph) Stalin, dhe në anën tjetër ka qenë demokracia perëndimore. Viti në të cilin Bashkimi Sovjetik ka pasur bombë bërthamore. Tani kanë kaluar 73 vjet. Çdo rregull e ka jetën e vet dhe unë e shoh atë rregull me shumë seriozitet, mirëpo po ashtu ne nuk duhet të përfshihemi në probleme më të mëdha sesa që duhet”, ka thënë Millanoviq.

Samiti Platforma Ndërkombëtare e Krimesë, e organizuar nga Ukraina dhe Kroacia, do të nisë punimet më 25 tetor në Zagreb. Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e 42 delegacioneve nga 32 shtete të botës.

Ky samit është organizuar për të diskutuar rreth çështjeve të Krimesë, gadishullit ukrainas të pushtuar nga Rusia më 2014./REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 24/10/2022 21:16

    President me kellqe jo legen , kjo tregon qe ka akoma drejtues shtetesh qe nuk jane lepiresat e Amerikes. Cdo shtet duhet te vendosi vet cfare qendrimi do mbaje dhe jo ta beje nga presionet e shteteve perendimore “demokratike “

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja