Presidenti, kryeministri dhe
deputetët do hetohen nga Byroja
Presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat, deputetët, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të hetohen vetëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
TIRANE- Presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat, deputetët, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të hetohen vetëm nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo në bazë bazë të projektligjit që ka mbërritur në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë. Ky rreth personash do të jetë kompetencë e Byrosë Kombëtare të Hetimit që pritet të ngrihet nga qeveria “Rama”, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda pritet që të marrë në gjykim të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore me përjashtim të personave të mësipërm. Sipas draftit të kësaj ministrie, ky projektligj synon të ndryshojë dy nene të Kodit të Procedurës Penale, konkretisht nenin 288 dhe nenin 289 të këtij Kodi, ku përcaktohen subjektet për ndjekje penale të të cilëve duhet të kërkohet autorizim në organet përkatëse duke përfshirë këtu edhe deputetët.
Kështu për deputetin, Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetutese, Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë apo gjyqtarin, parashikohet detyrimi për prokurorin që organit përkatës t`u drejtojë kërkesën për autorizim, në mënyrë që të vijojë me arrestimin, heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të ushtrojë kontrollin e personit, ose banesës së tij. Sipas këtij projektligji ndalohet në mënyrë kategorike që ndaj deputetëve, të merren masa të arrestimit, heqjes së lirisë në çdo lloj forme, apo të ushtrohet ndaj tij kontrolli personal ose i banesës, pa u marrë më parë autorizimi i organit përkatës që përcakton ligji. Në këtë relacion, prokurori duhet të argumentojë faktet dhe provat e mbështetura në ligj. Si shohim më sipër, në ndryshim nga formulimi i dispozitës ekzistuese, ndryshimi i nenit 288 hollësisht përcakton disa kritere dhe kushte procedurale që duhet të përmbushen, me qëllim që të respektohet ligjshmëria në çdo fazë të procesit.
Ky nen i shtrin garancitë e paprekshmërisë personale jo vetëm tek arrestimet, ndalimet dhe masat që kufizojnë lirinë e lëvizjes, por dhe në masat e tjera të hetimit siç janë identifikimi apo përgjimi i komunikimeve. Në praktikë, kjo ka çuar në moskryerjen e hetimeve nga policia dhe prokuroria për personat e privilegjuar, në rast se arrestimi i tyre është i ndaluar. Ndër të tjera, ky ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, shoqërohet edhe më ndryshimin e ligjit nr. 10192/2009, ku në nenin 3 të tij, ku parashikohen veprat penale që përfshihen në fushën e veprimit të ligjit, do të shtohen edhe veprat penale në fushën e korrupsionit, duke mundësuar parandalimin e veprimeve korruptive, nëpërmjet sekuestrimit/konfiskimit të pasurive të pajustifikuara.
Rama interpelancë sot në Parlament me opozitën Kryeminsitri Edi Rama pritet që të përballet sot në Parlament me deputetët e opozitës në interpelancë në lidhje me emërimet që janë bërë në Policinë e Shtetit. Ndërkohë që vetëm një javë më parë deputetja e PD, Mesila Doda i këkroi një interpelancë Ramës në lidhje me armët kimike siriane, që u përfol se do të vinin në Shqipëri, ku mungesa e tij në Parlament solli dhe një qëndrim protestues të opozitës. Ndërkohë që po seancën e sotme, pritet që të miratohet projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit, për vitin 2012”, projektvendimi “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, projektvendim “Për fillimin e procedurave parlamentare për kontrollin e veprimtarisë ekonomike të KLSH si dhe projektrezolutë “Për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri”.
Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.4%
-
Gafë
50.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17