TIRANE- Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive”. Në argumentimin e tij Nishani shprehet se ndryshimet e bëra nga qeveria janë antikushtetuese dhe për këtë nuk mund ta dekretojë ligjin pasi sipas tij, i hiqet e drejta e emërimit të kreut të ILDKP-së. “Ndryshe nga sa pretendohet në relacionin e projekt-ligjit, neni 92 i Kushtetutës nuk parashikon në mënyrë shteruese kompetencat e Presidentit të Republikës, por parashikon disa kompetenca të cilat nuk janë përfshirë në kapituj të tjerë të Kushtetutës.
Vetë teksti i nenit 92 e shpreh qartë këtë duke cituar se: Presidenti ushtron edhe këto kompetenca. Është e vërtetë që kompetenca që i është dhënë Presidentit të Republikës lidhur me propozimin e dy kandidaturave për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI-së nuk përfshihet në listën e kompetencave të cituara në nenin 92 të Kushtetutës dhe as në nene të tjera të saj, pasi ky Institucion nuk ishte krijuar në kohën e hartimit të Kushtetutës dhe ajo nuk mund të shprehej për Institucione apo situata juridike që do të krijoheshin në të ardhmen.
Është pikërisht neni 94 i Kushtetutës i cili shpreh qartë frymën e saj dhe qëllimin e kushtetutë-bërësve për t’i mundësuar ligjvënësit një lloj fleksibiliteti në përcaktimin e kompetencave të tjera për Presidentin për çështje që kanë të bëjnë me zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet organeve shtetërore apo institucioneve të krijuara me ligje të veçanta dhe që janë në pajtim me Kushtetutën (rasti i ILDKPKI).”,- thuhet në argumenti ne Nishanit. Por pavarësisht se presidenti nuk e ka dekretuar, drafti do të rishkojë në Kuvend i cili do ta miratoi sërish dhe më pas do të hyjë në fuqi në mënyrë direkte.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com