Presidenti libanez Joseph Aoun kritikoi ndërhyrjen e Iranit në Liban dhe përpjekjen e Teheranit për ta përdorur vendin në negociatat me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë me CNN, Aoun deklaroi se populli libanez është "i lodhur" nga lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut, milicisë paraushtarake të mbështetur nga Irani. Duke iu drejtuar Iranit, Aoun deklaroi: "Ju nuk po përpiqeni të na ndihmoni. Populli libanez po paguan çmimin për fitimin tuaj. Interesat tona nuk përkojnë me tuajat".
Në intervistë, Aoun sulmoi gjithashtu Gardat Revolucionare Iraniane (IRGs) të cilat kanë bërë thirrje për tërheqjen e Izraelit nga Libani si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
"Nuk është vendi juaj, është vendi ynë", tha ai. Aoun tha se IRGC "po përdor Libanin si një ‘monedhë negociuese’ në negociatat me Shtetet e Bashkuara. Kjo është e papranueshme".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Netanyahu nuk lejon futjen në votim të versionit të fundit të marrëveshjes së armëpushimit me Libanin! CNN: Trupa izraelite edhe në Azerbajxhan









