Presidenti Francez Emmanuel Macron i ka kërkuar sipërmarrësit rus Pavel Durovit që të zhvendoste selinë e Telegram në Paris.

Propozimi i Macron është bërë në një drekë që ata kanë pasur në vitin 2018, por kjo kërkesë e presidentit francez Emmanuel Macron është refuzuar nga Pavel Durov.

Sipas ANSA, e cila i është referuar një artikulli të 'Wall Street Journal', Macron madje mendoi t'i jepte atij edhe shtetësinë franceze.

Në vitin 2017, 007-at franceze shënjestruan Durov në një operacion të përbashkët me Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi hakeruan iPhone-in e tij.

Siguria franceze ishte e shqetësuar për përdorimin e Telegramit nga Shteti Islamik për të planifikuar sulme.