Presidenti me armë në fushë
ndërpritet kampionati grek i futbollit
Qeveria greke ka marrë vendim të ndërpritet në një afat të pacaktuar kampionati grek i futbollit, pas ngjarjeve të një dite më parë në stadiumin “Tumba” të qytetit të Selanikut
ATHINE - Qeveria greke ka marrë vendim të ndërpritet në një afat të pacaktuar kampionati grek i futbollit, pas ngjarjeve të një dite më parë në stadiumin “Tumba” të qytetit të Selanikut, ku
presidenti i ekipit vendas hyri në fushë me pistoletë në brez dhe kërcënoi arbitrin. Vendimi është marrë mesditën e së hënës, pas një takimi që ka pasur me kryeministrin grek Alexis Tsipras, zv.ministri i Atletikës Georgios Vasiliadis.
“Për mëse 3 vite – ka thënë ai, – qeveria greke ndodhet në një betejë për të normalizuar situatën në kampionatin grek dhe në sektorin e futbollit në përgjithësi. Për arritjet që kemi bërë, duke marrë përsipër edhe koston politike, nuk do të lejojmë fenomene të tilla të së kaluarës, që na kthejnë pas”.
Sipas tij, do të ketë kontakte edhe me aktorë të të gjithë ekipeve, por edhe të UEFA-s, e kampionati nuk do të fillojë nëse nuk arrihet në një marrëveshje të rakorduar nga të gjithë, duke mos përjashtuar edhe një “Grexit” për futbollin grek, e thënë ndryshe mospjesëmarrje në kupat e Europës.
I gjithë opinioni publik, mediet dhe partitë politike kanë dënuar aktin e djeshëm të manjatit rusogrek, president i ekipit të PAOK-ut të Selanikut, Ivan Savidis, që ka hyrë në fushë duke pasur në brez pistoletën e tij personale, e duke kërcënuar me jetë arbitrin e ndeshjes.
Ngjarja ka ndodhur pas anulimit të vonuar të golit të vetëm të takimit, në minutën e 90, gjë që ka shkatuar indinjimin e më shumë se 26 mijë tifozëve në stadiumin e Selanikut. Por, ndërsa zemërimi i tyre nuk ka kaluar kufijtë e dhunës, Ivan Savidis ka tejkaluar çdo kufi.
Ngjarja dhe fotot nga hyrja e tij në fushë me armë në brez kanë bërë xhiron e medieve botërore të sportit. Ndërkohë, ndaj tij dhe 4 truprojave personale, të cilët kanë pasur gjithashtu armë gjatë hyrjes në fushë, është dhënë urdhërarresti, por ndërkohë nuk po gjenden./Top-channel/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
13.6%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 1021
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KLP miraton drejtuesit e 3 prokurorive në Berat, Shkodër dhe Elbasan
30 Shtator, 21:10
-
Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS-së mbledh firmat për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së
30 Shtator, 21:02
-
Vonesa në kërkimin dhe gjetjen e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist
30 Shtator, 20:36
-
FOTO/ Kur zjarrëvënësit rrijnë e vështrojnë! Nga kaosi brenda seancës te djegia e karrigeve, çfarë ndodhi sot në Kuvend
30 Shtator, 20:24
-
'Deputeti që duam', Rama: Duhet të arrijmë edhe më tepër, kemi detyrim për pensionistët të bëjmë hapin e rëndësishëm
30 Shtator, 20:20
-
Mero Baze: Gjithmonë vetë i kanë djegur!
30 Shtator, 20:09
-
Dhuna e opozitës në Kuvend, Petro Koçi: Presionin ndaj drejtësisë për Berishën, ai po përpiqet të bëjë biznes me burgun e Salianjit
30 Shtator, 20:06
-
PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të një gjykate! Ne ndërtojmë, ata shkatërrojnë, plagosin, djegin
30 Shtator, 19:59
-
Qytetari shqiptar ka një detyrë shumë të rëndësishme në zgjedhjen që po vijnë!
30 Shtator, 19:53
-
Tensionet në Kuvend, reagon Peleshi: Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, deputetët tanë s'janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh
30 Shtator, 19:51
-
'I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari', Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion
30 Shtator, 19:39
-
Paro Laçi tregon se si u dogj 'Koha Jonë': Doli një shkrim se si PD kishte marrë 50 milion lekë nga një firmë piramidale për një spektakël! Rrahëm dy gazetarë të huaj
30 Shtator, 19:24