Presidenti mesazh ngushëllimi
për ndarjen nga jeta të Kadelit

Presidenti mesazh ngushëllimi<br />për ndarjen nga jeta të Kadelit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të deputetit Gjovalin Kadeli.
 
Nishani thotë se me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit do të mungojnë pjesëmarrja e kontributi i tij në jetën parlamentare e politike të vendit tonë.
 
Mesazhi i Presidentit Nishani
“Të dashur fëmijë e familjarë të Gjovalinit,
 
Me hidhërim të madh e dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait e të njeriut tuaj të shtrenjtë.
 
Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t’ju shpreh juve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë!
 
Me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit, fëmijëve, të afërmve, bashkëqytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve dhe të tij të shumtë do t’i mungojë pamasë prania e tij, por edhe pjesëmarrja e kontributi në jetën parlamentare e politike të vendit tonë.
 
Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera dhe Gjovalinit i pastë dritë shpirti përjetësisht!



dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim