Presidenti Ilir Meta sërish ka goditur me postimin në profilin e tij, ku ka cituar presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Ai ka publikuar një video të Trump dhe thekson fjalët se nuk ka demokraci pa sovranitet.

"Të dashur miq,
E adhuroj këtë thënie të Presidentit Trump: 'Nuk ka DEMOKRACI, pa SOVRANITET' ", ka shkruar Meta.

Presidenti Trump thekson në video se në një botë ku të tjerët kërkojnë pushtim dhe sundim, kombi i amerikanëve  duhet të jetë i pasur me forcë dhe pasuri në shpirt dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara mbrojnë me forcë traditat dhe zakonet.

Postimi i presidentit Meta