Presidenti Meta dekreton lirimin
e Visho Ajazit nga kreu i SHISH

Presidenti Meta dekreton lirimin<br />e Visho Ajazit nga kreu i SHISH<br /><br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Visho Ajazi Likës nga detyra si drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).  

Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës këtë të mërkurë. Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga kreu i SHISH dy ditë më parë. Ndërkohë, pritet qëndrimi i Metës për propozimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me emërimin e Helidon Bendos si pasues të Visho Ajazit. 

Dekreti i Metës:

Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, z. Visho Ajazi Lika

D E K R E T

PËR

LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10635

Tiranë, më 30.10.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

dekreti
(Dekreti i Presidentit Meta)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive