Meta e quan Veliajn 'Zogu i Tiranës': Gënjeu, s'kam bllokuar ambasadorët! Rama thotë se të 'gjithë të futen në burg përveç meje'! I përgjigjet kryebashkiaku: Fiksimaxhiu që rrihet me policët

Presidenti Ilir Meta 'përfitoi' nga një akuzë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të dalë në një konferencë për mediat në kulmin e Kongresit të Partisë Socialiste. Duke e quajtur 'Zogu i Tiranës', Meta tha se Veliaj gënjen kur thotë se Presidenti ka bllokuar emërimin e ambasadorëve të Shqipërisë jashtë vendit. Sipas tij askush nuk është bllokuar.

"Në respekt të detyrimeve dhe transparencës ndaj qytetarëve, përfshirë edhe delegatët dhe anëtarët e PS-së, jam i detyruar dhe të dal edhe të bëj disa sqarime pasi organizata e 'inceneratorëve' nxorri sot në mënyrë të qëllimshme 'zogun e Tiranës' i cili në mënyrë fare brutale dhe banale, pasi ai nxjerr nga goja çdo gjë që i fusin në gojë, si ato konet që i lidhin nga një zinxhir për zhurmë. Ai e bëri përgjegjës Presidentin për të gjithë stërkëmbëshat që Rilindja i ka bërë Shqipërisë", tha Meta duke nënvizuar se sipas tij mazhoranca ka bilanc katastrofik.

Por ende pa mbaruar Meta konferencën për shty erdhi edhe përgjigja e menjëhershme e Edrion Veliajt. Veliaj tha se Kongresi i PS ishte aq pozitiv sa edhe Meta doli në konferencë.

'Mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimaxhiu që rrihet me policët, shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së, aq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.

Duke cekur çështjen e inceneratorëve Ilir Meta tha se u prova gjithçka që Presidenti ka thënë 1 vit më parë

"Ndërkohë që koka e gjithçkaje i shet arrestimet si sukses të reformës në drejtësi duke thënë se të gjithë duhet të shkojnë në burg, ndërsa unë jo", tha Meta.

Sipas tij asnjë veprim te prokurorisë dhe SPAK nuk kemi parë për ndëshkimin e akteve mafioze te Bashkisë se Tiranes, si shembja e Teatrit dhe inceneratori.

"Sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverisë. Nuk është Presidenti fajtor pse në Ukrainën që është në lufte nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po. Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt te Qeverise nuk është Presidenti fajtor. Veç burgosjes se përgjegjësve te aferës se inceneratoreve, është e rëndësishme qe mbi 400 milion euro abuzime te kësaj afere t'ju kthehen qytetareve shqiptare", tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:21
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Meta: Rama kërkon të ligjërojë kriminalizimin e shtetit

Ilir Meta ka komentuar legalizimin e kanabisit mjekësor. Sipas tij, Edi Rama po kërkon që të legalizojë krimin në Shqipëri.

“Kjo e kanabisit nuk është e re. Ajo ka filluar që me vizitën tek nënë Feridea. Tani kërkon të ligjërojë kriminalizimin e shtetit dhe organeve ligjëzbatuese. Ti vihet kazmën bujqësisë dhe blegtorisë. Kjo është e qartë. Por besoj është shumë e përkohshme. Dëshirë që vetëm shpejton zhvillimet për të kthyer Shqipërinë në një vend normal. Drejtësi njësoj për të gjithë.” tha Meta.

Ora 19:06
Meta: Këta duan që t’i japin president të mirë popullit dhe nuk e lënë që ta zgjedhë vetë

1649524034_1649523539Sequence0300331518Still018.jpg

Presidenti Ilir Meta thotë se PS do që t’i japë president të mirë popullit, por nuk e lë atë ta zgjedhë vetë.

"Duan presidentin të mirë për popullit, t’ia lënë popullit ta zgjedhë. T’ia lënë popullit që ta zgjedhë, unë nuk kandidoj, pas 25 vjetësh plani është të rikthehemi përsëri në këtë detyrë", tha Meta.

Ora 18:59
I tha ‘Zogu i Tiranës’, Veliaj i përgjigjet Metës: Fiksimaxhiu që rrihet me policët, mirë që doli në konferencë për të treguar diferencën mes 2 kaheve të politikës

 

Erion Veliaj i kthehen përgjigjet Ilir Metës.

“Ishte një kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët, shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së, aq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj.

Ora 18:47
Meta thirrje të arrestuarve për inceneratorët: Bëhuni të penduarit të drejtësisë

 

Në komunikimin me mediat Presidenti Meta i bëri thirrje të arrestuarve që të kthehen në të penduarit të drejtësie dhe të tregojnë urdhrat që kanë marrë për këtë veprimtari kriminale.

"Presidenti ka disa detyra para se të largohet. Edhe për aferën e inceneretaorëve nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi individuale, por me grup. Nuk ka censurë që e ndalon këtë relivatizim. Ajo që ka faktuar Presidenti nuk është përpara drejtësisë. Treshja e famshme ka dalë jashtë vendit, paratë vazhdojnë dhe zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur do të marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera. Unë i them të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush u garantoi për veprimtari kriminale”, tha Meta.

Ora 18:43
Meta: Do të ngre një Komitet me ekspertë për të sqaruar deri në fund aferën e inceneratorëve

 

Ilir Meta tha se do të ndërmarrë një nismë për ngritjen e një komiteti për të sqaruar deri në fund aferën sipas tij të inceneratorëve.

"Unë do të nis një komitet për zbardhjen sa më të parë të aferës së inceneratorëve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili sesa qeveria në këtë aferë. Do të mbledh ekspertët më të mirë që ta sqarojnë tamam këtë aferë. Përfituesit më të mëdhenj janë Rama dhe jo Stela, Zoto apo Mërtiri", tha Meta.

 

Ora 18:32
Ilir Meta: Mazhoranca kërkon fajtor për mosarritjet e tyre dhe më gjetën mua

 

Presidenti Meta tha në konferencën për mediat se mazhoranca kërkon të gjithë një fajtor për mos arritjet e saja dhe për këtë akuzojnë vetë atë.  

"Nuk është Presidenti ai që u ka thënë atyre që shkatërroni sigurinë energjetike të Shqipërisë! Që shiteni lirë fare energjinë dhe blijini më 7 fish. Dhe fitoni 2-herë. Në Ukrainë bëhet luftë dhe nuk rriten çmimet. Nuk është presidenti fajtor, përkundrazi u ka thënë rritni rrogat dhe pensionet. Prandaj duhet të shpiket një fajtor për mos arritjet dhe ai është presidenti i Republikës dhe duan t'i japin popullit një president të mirë. Dhe kanë frikë t'ia japin popullit ta zgjedhë pasi populli mund të gabojë", tha Meta.

Ora 18:24
Veliaj e akuzoi se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve, Meta: Shpifje, kanë mashtruar ish-deputetë duke i thënë ta kemi çuar emrin por nuk të do presidenti

Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur akuzave të Erion Veliajt se ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar. Meta i ka cilësuar shpifje.

“Të gjithë personeli, ndaj gjithë atyre partnerëve që mund të jenë shqetësuar nga gënjeshtra dhe shpifje të tilla që presidenti paska bllokuar firmosjen e ambasadorëve të caktuar, të gjitha janë mashtrime ordinere, nuk janë rastësisht në ditën e kongresit, nëse do kishte ankesa kjo gjë mund  të evidentohej nga ministrja e jashtme. Qoftë edhe Bashkia e Tiranës që ka dërguar një propozim për ambasador të republikës jashtë vendit dhe nuk është miratuar nga presidenti i republikës. Kam bërë disa emërime ashtu sikurse janë paraqitur, kur shkelin ligjin dhe e sjellin te presidentin iu kujton ligji që ta çojnë të parlamenti dhe e sjellin te presidenti, e konfirmoj. Janë me dhjetëra ish-deputetë apo deputete apo njerëz që janë mashtruar, iu thuhet ta kemi çuar emrin tek presidenti por ai nuk të do ty dhe do të na bllokojë. U thonë ua kemi çuar emri por po na bllokon presidenti. Ky edhe në gjumë gënjen”, tha Meta.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 10/04/2022 06:27

    zoge ,zoge po e beri Tiranen lule kure se ti vetem ke vjedhure sa pere presidentin kushe populle ta zgjedhi a po tju jepni ju nga 30 mije leke e tju zgjedhin prape ju se na ke bere goxha ndere

    Përgjigju
  • veri: 09/04/2022 21:16

    Like floriri zogu i Tiranes eshte i partise tuaj por shiko zogun e Monikes se eshte bere si zog sorre nga qe punonhet shume.

    Përgjigju
    • Kistra: 10/04/2022 09:44

      Hahahaha, te mori e mira!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja