Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch.
Në takim Presidenti Meta, ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Këshillit të Evropës për promovimin e demokracisë dhe zbatimin e të drejtave të njëriut në vendin tonë.
Gjithashtu pjesë e bisedës sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e Presidenti thuhet se është biseduar mbi vëmendjen e të drejtës së pronës dhe lirinë e mediave, ndërsa pjesë e bisedës ishte reforma në drejtësi dhe asistenca e treguar nga Komisioni i Venecias.
Njoftimi i plotë i shpërndarë për mediat nga zyra e Presidentit të Republikës:
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, zotin Claus Neukirch.
Presidenti Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga Këshilli i Evropës për promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, vëmendjen ndaj të drejtës së pronës dhe lirisë së mediave, dhe duke u ndalur në mënyrë të veçantë në reformën në drejtësi, vlerësoi asistencën ligjore e shumë profesionale të ofruar nga Komisioni i Venecias.
Një theks të veçantë Presidenti Meta e vuri gjithashtu, në nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë për parandalimin dhe dekurajimin e dhunës në familje dhe ndaj grave, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta për një trajtim sa më të gjerë të kësaj problematike të rëndë sociale.
(PresidentiIlir Meta gjatë takimit me shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Claus Neukirch)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com