Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në Facebook ka uruar Partinë Demokratike në 27-vjetorin e themelimit.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t'i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit” shkruan Meta.