Presidenti Meta gjatë një vizite zyrtare në Ljubjanë ka shkuar ka takuar në spital edhe mundësin shqiptar Leonard Frrokaj, i cili u dëmtua para disa ditësh në Kampionatin Ballkanik të Mundjes për Të rrinjtë që u mbajt në Slloveni.

Vizitën e konfirmoi vetë Meta nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruan se “besoj e buqetën tjetër me lule do t’ia dhuroj kur të hipë sërish në podiumin e Kapmpionit”.

16-vjeçari Frrokaj, humbi ndjenjat gjatë duelit për medaljen e bronzit dhe u transportua në spitalin e Ljubjanës, ku ende po kurohet.

Statusi i Ilir Metës

Sot vizitova Leonard Frrokaj në Spitalin e Ljubljanës, kampionin tonë 16-vjeçar të mundjes, i cili u dëmtua tre javë më parë gjatë një gare ndërkombëtare në Slloveni. I urova shërim të shpejtë me besim se buqetën tjetër me lule do t'ia dhuroj kur të hipë sërish në podiumin e kampionit.

Er.K/Shqiptarja.com