Presidenti  Donald Trump,
​viziton Perl Harbor

Presidenti  Donald Trump,<br />​viziton Perl Harbor<br>
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka bërë një vizitë soleme në memorialin e Perl Habor, në vendin ku luftanijet e Marinës amerikane u shkatërruan nga sulmi japonez. Gati 1,200 anëtarë të ekuipazhit vdiqën në USS Arizona, gjatë sulmit të papritur të Japonisë në 7 dhjetorit 1941, sulm i cili e futi SHBA- në Luftën e Dytë Botërore.

Kjo është vizita e parë e Trump në Pearl Harbor. Presidenti ka hyrë në Memorial pas një ndalese të shkurtër gjatë zbritjes me Zonjën e Parë. Çifti presidencial, ka lënë një buqetë me lule të bardha si homazh ndaj të rënëve.

Pearl Harbor ishte vendi i sulmit japonez ku vdiqën 1,200  anëtarë të ekuipazhit në anijen USS Arizona. Pasi kanë lënë buqetën me lule, Donald dhe Melania Trump, hodhën petalet në ujë mbi rrënojat e anijes, e cila ndodhet akoma në ujërat e thella të gjirit dhe në brendësi të së cilës ndodhen objekte dhe veshje të viktimave.

Trump nuk bëri asnjë deklaratë për Korenë e Veriut apo ambiciet e saj bërthamore, në prag të vizitës së tij të parë zyrtare në Azi. Ai do të mbërrijë në Japoni të dielën në mëngjes, i pari prej pesë vendeve që do të vizitojë gjatë 11 ditëve, ndërsa kërkoj nga aleatët aziatikë të rrisin presionin mbi Phenianin.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme

Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi... horoskopi për ditën e sotme