Presidenti në daljen e parë në publik pas shpërthimit të epidemisë, Xi Jinping: Situata shumë e rëndë dhe serioze

Presidenti në daljen e parë në publik pas shpërthimit të epidemisë, Xi Jinping: Situata shumë e rëndë dhe serioze

Situata për momentin "mbetet shumë serioze".

Presidenti kinez Xi Jinping, në daljen e parë në publik që pas shpërthimit të epidemisë së virusit të ri që shpërtheu në qytetin e Wuhan, gjatë një vizite në ‘Ditan Hospital’, tha se  situate mbetet e rëndë dhe shumë serioze. Ai tha gjithashtu se Kina "me siguri do të arrijë fitore të plot në luftën kundër koronavirusit të ri.

97 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin e  vdekjeve në Kinë në 910, ndërsa rastet e të infektuarve kanë tejkaluar shifrën 40,000 (40.547).

Numri i përgjithshëm i atyre që mbahen nën vëzhgim që kanë paraqitur të paktën një simptomë të infeksionit ka shkuar në 188 000 kurse mbi 3000 konsiderohen të shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.

Gjatë fundjavës, numri i viktimave kapërceu atë të epidemisë Sars në vitin 2003 i cili gjithashtu e pati pikënisjen në Kinë dhe vrau 774 njerëz në të gjithë botën.


Lajmi kryesor:

Bilanc lufte në Kinë ai i epidemisë prej koronavirusit, 910 viktima, rastet e të infektuarve tejkalojnë shifrën 40,000 (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë