Presidenti nga populli, Berisha
i thotë “jo” Bamir Topit
Rama: Të lëmë pas gënjeshtrat
Berisha: Historia, të ndryshojë

Presidenti nga populli, Berisha<br />i thotë “jo” Bamir Topit<br />Rama: Të lëmë pas gënjeshtrat<br />Berisha: Historia, të ndryshojë
TIRANË - Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012 kryeministri Berisha i është përgjigjur negativisht propozimit të presidentit aktual Bamir Topi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nga populli.
Duke e cilësuar si një prej ngjarjeve më të mëdha për muajt në vijim, kryeministri Berisha rikonfirmoi se presidenti i ri do të zgjidhet sikundër e përcakton Kushtetuta.
“Çdo përpjekje për të imponuar Shqipërise dëshira suplementare në raport me Kushtetutën do të pësojnë zhgënjimet si edhe të tjera. Uroj të bëjmë përpjekje të mëdha për t’i dhënë vendit një President në lartësinë e detyrës, Kushtetutës, ligjeve dhe të ketë integritet të plotë”, tha Berisha.
Ai i ka bërë thirrje opozitës t’i përmbahet marrëveshjes politike për reformën zgjedhore dhe votimin e ligjeve me 3/5 e votive në Kuvend.
“Garantoj opozitën se do i qëndrojmë marrëveshjes politike, por askush dhe për asgjë sdo mund të marrë peng ecurinë e vendit. Politika e pengut zgjati por dështoi. Uroj që ato ligje që presin me 3/5 të votohen dhe reforma elektorale të jetë e sukesshme”, deklaroi Berisha.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza