Presidenti, Ngjela: Grusht
shteti po kaloi pa 84 vota

Presidenti, Ngjela: Grusht<br />shteti po kaloi pa 84 vota
TIRANE- Opozita është tepër e vendosur për të qënë e sqaruar në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, duke pasur parasysh se në tre raundet e para duhet të jetë kuorumi prej 84 deputetësh që të votohen kandidatët, njëlloj si për ligjet në Kuvend ku duhet të jetë prezenca prej 71 deputetësh.

Nga ana tjetër Partia Socialiste dhe opozita i ka të hapura dy skemat për çështjen e presidentit. Të çojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të nenit për kuorumin e nevojshëm përpara zgjedhjes së kryetarit të shtetit dhe po kaq e mundshme edhe pas këtij procesi, duke zbatuar precedentin kosovar, ku Kushtetuesja atje rrëzoi Pacollin si President. Por për kreun e PLD, avokat Spartak Ngjela, çështja nuk ka pse të ketë debate politike dhe juridike për këtë çështje.
"Në rast se do ta zgje¬dhë presidentin me 71 vota parlamentare, pa bërë kuorumin me 84 në tre raundet paraprake, është grusht shteti. Opozita do ta pranojë grushtin e shtetit? Unë them se jo", shprehet Ngjela, shkruan sot e përditshmja “shqiptarja.com.”

Ai ka nënvizuar, madje faktin, se nuk është as e nevojshme që palët t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë pikë të ligjit, pasi vendimi i Kushtetueses në shtetin fqinj në Kosovë është i mjaftueshëm për t'u konsideruar precedent.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje