TIRANE - Presidenti Nishani do të vizitojë Zagrebin e Kroacisë, për të marrë pjesë në festimet e organizuara me rastin e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian. Burimet zyrtare nga Presidenca njoftuan se me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë Ivo Josipović, Presidenti i Republikës Bujar Nishani niset sot drejt Zagrebit. Gjatë qëndrimit në Kroaci, Presidenti Nishani do të zhvillojë edhe një takim me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)











