Presidenti i Republikës Bujar Nishani ishte i pranishëm në fshatin Blliçe të Komunës Fushë – Çidhen duke nderuar në piedestalin më të lartë të nderit banorët e këtij fshati për rezistencën në mbrojtjen e fizionomisë e vlerave njerëzore shqiptare është një kurajo e madhe e njohjes dhe pohimit të të vërtetave të pa thëna për diktaturën.
 
Ky gjest sjell paqen dhe rrugën e pajtimit sepse vetëm nëpërmjet njohjes dhe respektimit të vuajtjes vetëm duke vlerësuar qendrës e asaj pjesë të popullit shqiptar të martirizuar nga genocit komunist mund të gjejmë mirëkuptim të përbashkët shoqëror për të ardhmen për ndërtimin e një shoqërie të lirë demokratike dhe evropiane.
 
Me këtë gjest presidenti Nishani e drejton vëmendjen në ndjeshmërinë e shtetit shqiptar te këto kështjella të durimit dhe sakrificës, martirizimit kolektiv për ballë diktaturës siç është fshati Blliçe i krahinës së Dibrës .
 
Në fjalën e tij kreu i shtetit shqiptar përcolli mesazhe paqeje ndërkohë që sipas Nishanit institucionet shtetërore kanë përgjegjësinë e madhe te mos e harrojnë të kaluarën tonë të hidhur por dhe të ofrojnë mirënjohje dhe respekt me përulësi duke u përulur me respekt para vuajtjeve dhe martirizimit tuaj duke e shpallur këtë fshat te vuajtur nderi i kombit.
 
Kjo ceremoni shënon fillimin e vlerësimit të të gjitha atyre figurave që i bënë ballë nuk u nënshtruan kurrë përpara egërsisë çnjerëzore të një sistemi që për fat të mirë u shemb 25 vite më parë duke shprehur nderim dhe mirënjohje të thellë për banoret e fshatit Blliçe që qëndruan të pamposhtur përballë një regjim më të egër e barbar në botë.
 
Ndalesën e tij të radhës Kreu i Shtetit Nishani e bëri në Peshkopi për të marr pjesë në inaugurimin e monumentit në nder të viktimave të komunizmit ndërkohë që Këshilli Bashkiak unanimisht e nderon Presidentit e Republikës me titullin nderi I qytetit te Peshkopisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)