SLLOVAKI -  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në samitin e 18-të  të Presidentëve të Evropës Qendrore mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë nga 12-13 qershor, ku morën pjesë 19 krerë shtetesh, mes të cilëve dhe Presidentja e Kosovës.

Presidenti Nishani në fjalën e tij u shpreh se vendet e rajonit mund të amortizojnë pasojat e krizës globale dhe të shkurtojnë kohën e saj, duke forcuar bashkëpunimin rajonal, ndërsa shprehu bindjen se projekte madhore rajonale si gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline”, “Korridori i 8-të”, Projekti Jonian,  Terminali LNG,  janë vepra, të cilat do të rrisnin frymëmarrjen ekonomike për të gjitha rajonet e tregjet nëpërmjet të cilave kalojnë. Kreu i Shtetit nënvizoi se Ballkani, i etiketuar dikur si “fuçi baruti” mund të konsiderohet sot si një  “rajon i shanseve të arta”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)