Presidenti Nishani nis pushimet
harron Reformën në Drejtësi 

Presidenti Nishani nis pushimet<br />harron Reformën në Drejtësi 
Çdo gje nis me dekretimin. Por Presidenti i Republikes eshte me pushime. Eshte atribut i tij kushtetues, dekretimi i ligjeve te votuara ne Kuvend. Pa firmen dhe vulen e tij, pa nje dekret, asnje projektligj i votuar ne Kuvend, nuk hyn ne fuqi.
 
Presidenti Bujar Nishani ka marre pushimet. Presidenti ka kaluar periudhe te veshtire me Qeverine per ceshtjen e vilave te pushimit dhe mesa duket, pushimet e tij kaq heret, duhet te jene kushtezuar nga vilat qeveritare.
 
Megjithate shkakton habi te madhe rehatia e njeriut qe duhet te ishte ne krye te detyres ne nje moment te veshtire por jetik per vendin.
 
Presidenti Nishani ka heshtur hidhur deri tani per reformen dhe miratimin e saj.
 
Ai beri menjane nga debati politik mbi reformen. Askush nuk te jep arsye per sjelljen e tij. Por edhe te gjithe faktoret, kombetare politike apo nderkombetare, as qe e pane ate si pike referimi ne kete moment por edhe gjate gjithe procesit te hartimit dhe ne fund, miratimit te reformes ne Drejtesi.
 
Presidenti Nishani eshte ne krye te sistemit aktual te drejtesise dhe u konsiderua i pari i nje sistemi qe duhet permbysur.
 
Mwsohet nga burime te aferta me te se, Presidenti Nishani ndjehet i tradhetuar nga PD, partia nga ai u zgjodh President e te ciles i ka sherbyer. PD i la ne mes dhe me pas e harroi fare perfshirjen e tij ne proces. Nderkohe qe ne te gjithe strukturen e re te sistemit te Drejtesise, ai u caktua te sherbeje si nje kuti postare per aplikantet e Komisionit te Kualifikimit, Komisionit te Apelimit dhe Komisionerin Publik, te gjithe elemente te “Wetingut”, procesi ne themel te sistemit te ri te Drejtesise.
 
Ne ane tjeter, Skandal.al mesoi sot se Kuvendi ende nuk ka zbardhur projektligjin “Per ndryshime ne Kushtetute”, te votuar nga Kuvendi ne mengjesin e te premtes.
 
Duket sikur gjithcka ka ndaluar ne Kuvend dhe funksionaret civile te tij kane marre pushimet. Moszbardhja e ligjit te votuar, deshmon se ne adrese te Presidentit nuk ka shkuar nga Kuvendi Kushtetuta e re e Shqiperise.
 
Mesa duket te gjithe presin javen e re. Por edhe Presidentin te kthehet nga pushimet me pas. Shtatori eshte shume prane, vetem 40 dite larg, ndaj gjithcka qe i hap rrugen shtate ligjeve prioritare qe shoqerojne ndryshimet ne Kushtetute, duhet te ndodhe sa me pare. Skandal.al

Në foto Presidenti Nishani me pushime
nishani
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?