Presidenti Nishani uron homologun 
 Hollonde për Festën e Francës

Presidenti Nishani uron homologun <br /> Hollonde për Festën e Francës
TIRANË - Kreu i shtetit Bujar Nishani ka shfrytëzuar ditën e Bastijës dhe Festës Kombëtare të Francës, për t’i shprehur homologut Hollonde veç urimeve, edhe mirënjohjen për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë në proceset demokratizuese të Shqipërisë.
 
Në një mesazh urimi drejtuar presidentit të Francës Francois Hollonde, Nishani  thotë së është i kënaqur me nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve të tyre.
 
Bujar Nishani e ka shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i siguruar François Hollande vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar me përkushtim rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe përmbushjen e standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë hapjen e negociatave të aderimit në një kohë sa më të shpejtë.
 
Ndër të tjera, Presidenti shkruan në mesazhin e tij edhe për ndikimin që ka pasur Franca në kulturën dhe arsimin shqiptar duke qenë frymëzim për dekada me radhë. Presidenti Nishani thekson se në fillim të viteve ’90, Franca ka qenë dhe një kontribuuese aktive në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike në Shqipëri dhe falë edhe këtij kontributi, sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Vend Kandidat në Bashkimin Evropian.

“Duke shprehur konsideratën e tij më të lartë, Presidenti Nishani tregon dëshirën dhe vullnetin për t’i forcuar e zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, - përfundon mesazhi i urimit.

Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)