Presidenti Nishani uron Presidentin
e Këshillit Evropian, Donald Tusk

Presidenti Nishani uron Presidentin<br />e Këshillit Evropian, Donald Tusk
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi sot nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk me rastin e marrjes së detyrës së lartë.

“I nderuar Zoti President, Marrja e detyrës së Presidentit të Këshillit Evropian më jep rastin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme”, shkruan Presidenti Nishani në urim.

“Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë Presidencës suaj, marrëdhëniet e gjithanshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të forcohen e konsolidohen më tej, duke bërë të mundur afrimin gjithnjë e më shumë të vendit tim drejt gjirit të familjes së madhe evropiane. Vendi im dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor sheh te ju një mbështetës të madh të vijimit të procesit të zgjerimit me anëtarë të rinj”, thekson Kreu i Shtetit shqiptar.

Shqipëria, vijon Presidenti Nishani, “tashmë, ka shënuar përparime thelbësore në rrugëtimin e saj të pandalshëm integrues, siç e provoi më së fundmi edhe marrja e statusit të vendit kandidat. Uroj që aspirata e popullit shqiptar për t’u integruar me merita të plota në Bashkimin Evropian, duke e pasuruar mozaikun e larmishëm evropian me vlerat e veta më të mira, të bëhet sa më shpejt realitet”.

“I nderuar Zoti President, kam kënaqësinë, gjithashtu që, në këtë datë të shënuar të karrierës suaj politike të përshëndes veprimtarinë tuaj të spikatur, si dhe rolin aktiv e konstruktiv që keni luajtur dhe do të vazhdoni të luani në arenën ndërkombëtare, për përballimin e sfidave të kontinentit tonë të përbashkët dhe ato globale. Me dëshirën për t’u takuar së afërmi në Tiranë ose në Bruksel, ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë