Presidenti Nishani uron Presidentin
e ri të zgjedhur të Kosovës Thaçi

Presidenti Nishani uron Presidentin<br />e ri të zgjedhur të Kosovës Thaçi
Presidenti i Republikës, Bujar nishani ka uruar për detyrën e marrë Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një mesazh të drejtuar Thaçit, Nishani i përcjell urimet më të mira vëllazërore duke uruar për sukses në përmbushjen e detyrës së lartë, si dhe në ëprballimin e sfidave me të cilat përballet sot Kosova.

Nishani shton se, Kosova do të ecë akoma më shumë, falë arritjeve të deritanishme, ndërkohë që shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes Shqipërisë e Kosovës.

Ja mesazhi i Presidentit Nishani
 “I nderuar Zoti Thaçi,
 Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell urimet më të mira e vëllazërore.
 Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë , si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj. Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Duke ju siguruar për një bashkëpunim të ngushtë, ju lutem pranoni i nderuar President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?