TIRANË – Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar të krishterët e Shqipërisë, katolikë dhe ortodoksë “Gëzuar Pashkët” me anë të një mesazhi.

Ai shkruan se “Festa e Pashkëve, duke na forcuar edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, na shtyn të gjithëve, besimtarë ortodoksë apo jo, të rigjallërojmë shpresën dhe forcën për të qenë ashtu si na e  kërkon vetë dita e shënuar e Pashkëve.

Dita e Ringjalljes na ndihmoftë të gjithëve për të besuar edhe më shumë tek e mira, për të qenë të prirur ndaj bashkëjetesës së harmonishme!

Sivjet ne kemi sfidën e madhe për t’iu afruar edhe më shumë familjes europiane. Kjo sfidë varet më së shumti nga mirëkuptimi që do të jemi të zotë të realizojmë midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një vështrim më të kthjelltë mbi të nesërmen,” – përfundon Presidenti.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)