Skenë emocionuese ajo e presidentit amerikan Barak Obama gjatë një takimi me stafin e tij elektoral në Chicago. Presidenti shpërtheu në lot gjatë fjalimit ku falenderoi stafin e tij. Në fjalimin, i cili zgjati për pesë minuta, presidenti tha se ndihej krenar për të gjithë.

"Jam krenar për atë që ju keni bërë pasi kjo do të thotë se puna të cilën unë po bëj është e rëndësishme, jam me të vërtetë krenar për këtë dhe jam shumë krenar për të gjithë ju.

(Ju të gjithë duhet të dini se udhëtimi juaj sapo ka nisur. Ajo që do të bëjmë në katër vitet e ardhshme nuk mund të krahasohet me atë që kemi bërë për të arritur deri këtu. Ne do të bëjmë më shumë se deri tani dhe kjo është pika ime e frymëzimit.”- tha Obama i cili në zgjedhjet e 6 nëntorit u rizgjodh për të drejtuar Amerikën dhe për 4 vite të tjera.