SHBA - Presidenti Barack Obama premton një "epokë të re" në lidhje me monitorimin e komunikimeve elektronike nga e qeverisë amerikane. Dy slogane, të përsëritura disa herë nga presidenti gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë transparenca dhe mbrojtja.
"Programi aktual i përgjimit i Agjensisë së Sigurimit Kombëtar (NSA) nuk përmban abuzime, siguroi Obama pasi qeveria vepron për arsye sigurie. Dua të them qartë për pjesën tjetër të botës", është shprehur Obama se Amerika nuk ka interes të përgjojë njerëzit e thjeshtë.
Ndërsa përsa i përket çështjes Snowden, i cili nxori dokumente sekrete për mediat, Obama tha se veprimet e tij nuk përbëjnë ato të një patrioti, pasi mbi të rëndojnë akuza të rënda kriminale.
Snowden, i cili ka përfituar azil të përkohshëm në Rusi, shumë mirë mund ta paraqiste rastin e tij në gjykatë si çdo amerikan tjetër, tha presidenti. Po ashtu mbi marrdhëniet e ftohta Washington – Moskë, zoti Obama shpegoi se Shtetet e Bashkuara duhet “të pushojnë” paksa në marrëdhëniet me Rusinë, për të kuptuar se ku dhe si qëndrojnë gjërat.
Gjithashtu Obama shtoi se vendimi i tij për të mos shkuar në Moskë muajin e ardhshëm nuk ishte vetëm çështja Snowden, por edhe për shkak të Sirisë dhe kalimit të ligjeve anti-gay. Kurse në lidhje me terrorizmin, numëri 1 i SHBA-s nënvizoi se Al-Kaeda përbën sërish një rrezik serioz.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com