Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka uruar myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën, fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në deklaratën e zotit Obama theksohen kontributet e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, përfshirë arsimin, punën humanitare dhe reduktimin e dallimeve në të ardhura dhe në varfëri.

Muaji i shenjë i Ramazanit fillon sot dhe karakterizohet me agjërim prej agimit e deri në muzg të ditës.

Ramazani përfundon me festën myslimane të Bajramit të Madh.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)