Presidenti Obama vizitë historike
në Hiroshimë: Duam botë pa armë 

Presidenti Obama vizitë historike<br />në Hiroshimë: Duam botë pa armë 
“Vizita ime në Hiroshimë është provë e cila tregon se edhe dëmet më të mëdha mund të kompesohen.Tashmë duhet të ndërtojmë një botë pa armë bërthamore. Jemi në Hiroshimë për t’u lutur për të vdekurit por edhe për të pyetur veten ku jemi dhe cfare mund të bëhemi”, ishte kjo deklarata që presidenti Obama dha gjatë vizitës së tij në Hiroshima, duke u bërë presidenti parë amerikanë që vizition këtë vend pas 71 vitesh.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u ndal pikësrisht në Iëakuni 40 km larg Hiromishiës vendi ku ShBA lëshuan një bombë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore ku humbën jetën rreth 140 mijë persona. Ndërkohë që vetëm dy ditë më pas amerikanët bombarduan Nagasakin, duke vrarë 74.000 të tjerë.

Edhe pse kjo vizitë konsiderohet historike shqfi i shtëpisë së bardhë nuk ka kërkuar falje për dëmin e shkaktuar në Hiroshima. Gjatë fjalimit të tij ai u shpreh se Japonia dhe SHBA kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre duke u bërë aleatë të mirë.

Obama la një kurorë me lule në memorialin në nder të viktimave, uli kokën dhe mbylli sytë për një minutë e gjysmë. Gjatë vizitës kreu i Shtëpisë së Bardhë shoqërohej nga kryeministri japonez Shinzo Abe. Ai u shpreh se kjo vizitë do t’i japë shpresë të gjithë njerëzve të botës .Abe vlerësoi kurajon e Obamës për të vizituar Hiroshimën. 

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ndodhet në Japoni ku u mbajt dhe Samiti i G7 ku u diskuatua cështja e ekonomisë globale, kriza emigrantëve dhe terrorizmi.

Redaksia online
(A.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar