Presidenti amerikan Obama i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe të shqyrtojë qëndrimin në BE. Nga Londra ku Obama ndodhet për një vizitë 3 ditore si i fundit me statusin e presidentit të SHBA-ve Obama i ka kërkuar Britanisë të qëndrojë në BE pasi duke qëndruar Britania mund ta shfaqë në mënyrën më të mirë të mundshme influencën e saj anembanë botës.

Megjithatë, kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson e quajti pikëpamjen e tij “hipokrite”, duke e përshkruar sistemin e BE-së si “të huaj” kundrejt traditave amerikane. Kryeministri britanik Cameron e ka pritur Obamën në “Doëning Street”.

Dy krerët më të lartë të vendeve respektive kanë biseduar mbi luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Çifti Obama i dhuroi Mbretëreshës një album fotografik të vizitave të shumta të saj me presidentët amerikanë dhe zonjat e tyre. Albumi nis me foto që nga vizita e saj në Amerikë në vitin 1951, atëherë kur quhej Princesha Elizabeth duke mbajtur postin e Dukeshës së Edinburgut, e që kishte vizituar “Mount Vernon Estate” të George Eashingtonit, si dhe u takua me Presidentin Harry Truman në Shtëpinë e Bardhë.

Redaksia online
(s/shqiptarja.com)