Presidenti PE Shulz: Shpërbërja
e BE është një skenar realist

Presidenti PE Shulz: Shpërbërja <br />e BE është një skenar realist
BRUKEL- "Shpërbërja e Bashkimit Europian është një skenar realist në kushtet kur vendet anëtarë kërkojnë pushtet më të madh, kur ksenofobia po rritet, thirrjet për rivendosjen e kontrolleve kufitarë po ashtu". Deklarata vjen nga Presidenti I Parlamentit Europian Martin Shulz.
“Për herë të parë në historinë e Bashkimit Evropian, shpërbërja është një skenar realist”, thotë Shulz duke shtuar se liderët e shteteve janë “gjithnjë e më arrogantë dhe gjithnjë e më shumë marrin vendim për veten e tyre, në kundërshtim me metodat e komunitetit. Kjo është panorama që ka bërë Shulz para trupit ekzekutiv të BE lidhur me situatën që po përballen 27 vendet e unionit. Ndërsa bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë midis Komisionit dhe Parlamentit Europian Shulz theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur komunitetin.
I cituar nga agjencia “Euroactiv” Shulz është ankuar gjithashtu se kriza e fundit evidentoi dhe rrezikun e rifutjes së kontrolleve kufitare. “Javën e kaluar ne u ballafaquam me thirrje franko-gjermane për rifutjen e kontrolleve kufitare. Cdo sulm mbi lirinë e lëvizjes është një sulm mbi themelet e BE” u shpreh Shulz.
Gjithashtu dhe Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy në një vizitë në Rumani është shprehur se “era e populizmit” po ndikojnë në lëvizjen e lirë të personave brenda zonës Shengen.Komentet e Presidentit të Parlamentit Europian vijnë në një kohë kur Eurozona është tronditur nga kriza e borxheve dhe kur blloku 27 vendesh është ndarë nga mosmarrëveshjet lidhur me zonën Shengen dhe kontrollin e kufijve. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi