Presidenti Putin optimist:
E kapërcyem krizën ekonomike

Presidenti Putin optimist:<br />E kapërcyem krizën ekonomike
Kriza ekonomike në disa vende ka treguar pasojat sociale, duke prodhuar situatë të vështira  në punësim,mungesën e investimeve në sektorët publik dhe privat.

Por Rusia me sa duket ka arritur të ndryshojë platformën e saj duke shpresuar për një rritje ekonomike për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të saj dhe të konsolidohet në rrugën e konkurrencës në platformat ekonomike  globale.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se vend i tij ka dalë nga kriza ekonomike.
 
Vladimir Putin duke komentuar situatën ekonomike për vendin e tij është shprehur se: Rusia ka dalë nga kriza dhe tani po shënon një përparim të madh.
 
 Në  këto rrethana ne do bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur dinamikën e tanishme në fuqizimin e ekonomisë së vendit tonë.

Presidenti Putin siguroi qytetarët e tij se ekonomia tashmë ka hyrë në një rrugë zhvillimi dhe se do ndikojë në lehtësimin e gjërave për të gjithë rusët.
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza