Presidenti Putin: Takimi me Trump do ndodhë kur SHBA të jetë e gatshme

Presidenti Putin: Takimi me Trump do ndodhë kur SHBA të jetë e gatshme

Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se është i lumtur që të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur Uashingtoni të jetë i gatshëm të mbajë një takim të tillë.

Ai po ashtu tha se mirëpret thirrjen e Trumpit që Moska të rikthehet në samitet e shtatë vendeve më të industrializuara (G7). Duke folur para gazetarëve në Qingdao të Kinës, Putin tha se ai me Trumpin duhet të mbajnë një samit.

Presidenti amerikan në vazhdimësi ka thënë se është e arsyeshme që të mbajmë një takim të tillë. Kurdo që SHBA të jetë e gatshme, takimi do të ndodhë.

Presidenti rus, Vladimir Putin

Putin dhe Trump kishin biseduar përmes telefonit në muajin mars, ku ishte diskutuar për një takim të mundshëm në mes të dy liderëve, por edhe dy liderët kishin shprehur shqetësime me garën e armëve.

Mund të konfirmoj se presidenti Trump ka shprehur shqetësim lidhur me raundin e ri të garës së armëve gjatë bisedës sonë të fundit. Unë pajtohem plotësisht me të./REL

Presidenti rus, Vladimir Putin

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 11/06/2018 01:06

    Qente lehin ham ham ham por njeri tjetrin nuk e hane.QKomenti(*)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH