Presidenti refuzon dorëheqjen
Renzi në detyrë deri të premten 

Presidenti refuzon dorëheqjen<br />Renzi në detyrë deri të premten 
Presidenti i Italisë, Serxhio Matarela nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit duke i ka kërkuar Mateo Renzit që të qëndrojë në detyrë deri në miratimin e ligjit për buxhetin.
 
Kërkesa iu bë Renzit nga Presidenti italian gjatë takimit që zhvilluan në pallatin presidencial, ku kryeministri shkoi për të dorëzuar detyrën.
 
Ligji i buxhetit mund të kalojë përmes një procedure të përshpejtuar brenda ditës së premte.
 
Ky vendim i Presidentit italian vjen për të shmangur krizën e mundshme që mund të pasojë vendin pas largimit të Renzit deri në formimin e qeverisë së re.
 
Pas miratimit të buxhetit pritet vendimi, nëse Italia do të shkojë në zgjedhje të reja apo do të krijohet një qeveri teknike.
 
Renzi dha sot dorëheqjen pas humbjes së referendumit ku kërkonte më shumë fuqi ekzekutive. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës