MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin dhe bashkëshortja e tij Lyudmila kanë njoftuar se martesa e tyre e gjatë ka marrë fund. Çifti, i cili kishte qenë i martuar për 30 vjet, bëri publike divorcin e tyre në një intervistë për kanalin shtetëror rus pas një shfaqje operistike në Moskë.
 
Të pyetur nga gazetarja nëse ishte i vërtetë që nuk jetonin bashkë, Putin u përgjigj: “Po, është e vërtetë”.
 
Ai tha se jeta e tij ishte tejet publike dhe se me bashkëshorten shiheshin rrallë e më rrallë. “Është një vendim i përbashkët”, shtoi ai.
 
Ndërsa Lyudmilla u shpreh se “Do t’i gjendemi gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe e falënderoj që më mbështet”.
 
Vladimir Putin dhe Lyudmila Shkrebneva u martuan në vitin 1983. Ata kanë dy vajza Maria dhe Yekaterina, të dyja në të 20-tat.
 
"Fëmijët tanë janë rritur, dhe kanë jetën e tyre," shtoi ish zonja e parë. Ajo dhe Putin janë parë së bashku për herë të fundit gjatë inaugurimit të tij për mandatin e tij të tretë presidencial më 7 maj 2012.
 
Martesa e Putin-it ka qenë edhe më parë një subjekt spekulimi. Në vitin 2008 Putin hodhi i poshtë ca zëra se është divorcuar në sekret të plotë dhe kishte në plan të martohej me ish-atleten e lojërave Olimpike, Alina Kabayeva.
 
Korrespondenti i BBC-së në Moskë raporton se lajmi i divorcit ka shokuar shumë rusë, pasi nuk janë mësuar me idenë që lidërit e tyre mund të divorcohen, edhe pse Rusia ka numrin më lartë të divorceve në botë.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)