TIRANË – Bashkimi Europian, nëpërmjet ambasadorit në Tiranë, Ettore Sequi i bën thirrje politikës shqiptare për konsensus në zgjedhjen e presidentit të ri. Gjatë një deklarate për median, pas takimit me avokatin e Popullit, Igli Totozani, Sequi tha se, presidenti i ri duhet të jetë bashkimi i të gjithë shqiptarëve dhe se mekanizmat e përzgjedhjes së tij u takojnë vetë shqiptarëve.
“Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët, kam parë se në nenin 86 të saj, presidenti përshkruhet si bashkimi i shqiptarëve. Për sa i përket mekanizmit, si të arrihet ky synim, këtë ua lë juve”, tha ambasadori europian në Tiranë.
Ai vlerësoi në këtë linjë edhe mënyrën se si u zgjodh Totozani në krye të Avokatit të Popullit, ndërsa ofroi mbështetjen për këtë institucion.
“Ne e vlerësojmë kompetencën dhe profesionalizmin e Avokatit të Popullit. Ne vlerësojmë mënyrën se si u zgjodh ai me një proces që ishte publik dhe transparent”, deklaroi ambasadori Sequi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Holtkemper:Mbështesim konsensusin