Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Europian. Duke cituar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, The Guardian raporton se numri një i shtetit serb ka deklaruar se “ata do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës nëse Serbia merr diçka konkrete në këmbim”.
The Guardian ndër të tjera në shkrim duke i bërë një profil figurës së tij si politikan shkruan se Vuçiç i ka hedhur pas krahëve shumë prej ish-pikëpamjeve të tij nacionaliste. “Ai ka refuzuar akuzat e autoritarizmit dhe tani shihet nga komuniteti ndërkombëtar si udhëheqësi që mund të firmosë marrëveshjen e pajtimit me Kosovën” shkruan The Guardian.
Në intervistën për The Guardian Vuçiç ka deklaruar se “Jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të mundshme. Jemi të gatshëm të marrim në konsideratë çdo propozim që nënkupton një zgjidhje kompromisi por vetëm atëherë nëse Serbisë i ofrohet diçka në këmbim”.
Gjatë viteve të fundit pas një sërë takimesh të drejtuara nga shefja e diplomacisë europiane Mogherini, Brukseli shpreson në arritjen e një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.
kriminel eshte veq kush nuk e njeh ket te paftyr-ik more pis se ju jeni fare e poshter. amerika te tregon ku e ke kufirin.
PërgjigjuSerbet te marrin tokat e tyre ne Siberi dhe te ikin nga trojet shqiptare.Te marrin toka shqiptare akoma???????.Duhet te japin tokat qe nga Sanxhaku,Molle e kuqe,Presheve,Bujanovce,Medvedev etj dhe cdo cep trualli shqiptar qe kane marre me genocid dhe shfarosje dhe qe sot akoma renkojne dhe kullojne gjak nga barbarite serbe.Kur erdhen nga luftrat balltike nuk sollen gje me vete.Erdhen si hysmeqar dhe tani duan ta quajne veten zoter te tokes arberore.
Përgjigjue di cfar do te japin shqiptaret ne kembim dy topa dhe nje mitrolos besoi vucic e kupton vet!
Përgjigju