BEOGRAD- I ftuar në një bisedë televizive në B92, presidenti I ri serb Tomislav Nikoliç ka thënë se në një takim të kohëve të fundit zyrtari I BE Lajçak i ka thënë se: Serbia nuk duhet të jetë optimiste për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit këtë vjeshtë sepse ata e dinë mirë që ka disa kushte që ne nuk I plotësojmë.
Sipas rrëfimit të Nikoliç, Lajçak I ka thënë se negociatat me Kosovën nuk do të vazhdojnë derisa të “zbatohet plotësisht ato që janë arritur në marrëveshje”, “prandaj unë e pyeta se çfarë është arritur në atë marrëveshje” tha Nikoliç.
Presidenti Nikoliç tha edhe se ndërkohë që niveli i bisedimeve me Kosovën duhet të rritet, niveli nuk do të jetë ai i presidentëve, “siç është keqinterpretuar”, por në nivel kryeministarsh.
Nikoliç tha se nuk po planifikon ndonjë takim me presidenten Jahjaga. Ai tha se qeveria e re “duhet të identifikojë të gjitha interpretimet e debatueshme në dialogun e sponsorizuar nga BE dhe t’i rishohë ato”.
Nikoliç tha se në bisedën me Lajçak, ky I fundit nuk ka insistuar shumë për hapjen e zyrave në Beograd e Prishtinë, por sidomos në çështjen e ekzistencës së strukturave paralele në Kosovë.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com