Sipas kanalit të dytë të televizionit publik, Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic do të jetë nesër në Kosovë ku do të marrë pjesë në festën religjioze serbe të njohur si Vidovdan. Po ashtu thuhet se Ministria e Brendshme e Kosovës e ka miratuar këtë vizitë.
Sipas "RTK2" Nikolic do të qëndrojë në Gazimestan dhe Graçanicë dhe se për këtë vizitë tashmë miratimin e ka dhënë edhe Ministria e Brendshme e Kosovës. Detaje tjera për vizitën nuk janë bërë të ditura.
Ndërkohë në policinë e Kosovës kanë deklaruar për "Express" se kërkesa ka shkuar në MPB por kanë thënë se ende nuk dihet nëse ajo është aprovuar.
Marrë nga "Express"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com